Shkëndija – Renova, pjesa e parë mbyllet me barazim (VIDEO)

Është mbyllur me barazim 1:1 pjesa e parë e ndeshjes së parë gjysmëfinale midis Shkëndijës dhe Renovës, që në këto momente po zhvillohet në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër dominimit të “kuqezinjëve”, ishte Renova skuadra që avansoi e parë në këtë ndeshje, edhe atë falë gabimit të mbrojtësit Visar Musliu, i cili i mundësoi Vlatko Stojanovskit për të shënuar në rrjetën e Kostadin Zahov.

Goli i Stojanovskit ndaj Shkëndijës

Fale golit te Stojanovskit, Renova kaloi ne epersi ndaj ShkendijesSHKËNDIJA – RENOVA 0:1(V. Stojanovski 12')

Публикувахте от infosport.mk в 14 март 2018 г.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 12-të, teksa golin e barazimit Shkëndija e gjeti në minutën e 25-të përmes Izair Eminit. Ish futbollisti i “gjipspunuesve”  shënoi një gol të bukur nga brendia e zonës, kur mjaft mirë pranoi një top nga ana e Marjan Radeskit.

Emini barazon rezultatin ndaj Renovës

Emini shenon per barazim te rezultatit SHKËNDIJA – RENOVA 1:1(I. Emini 25')

Публикувахте от infosport.mk в 14 март 2018 г.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Akademia Pandev falë golit të shënuar nga Atanasov po avanson gjatë 45 minutave të para ndaj Pelisterit në Manastir.

Leave a Reply