FIFA: Maqedonia pëson rënie, Shqipëria ngritet një pozicion më lartë!

Në renditjen më të re të publikuar nga FIFA, përfaqësuesja e Maqedonisë ka rënë për një pozitë më poshtë edhe pse nuk ka zhvilluar ende asnjë ndeshje në vitin 2018. Tani Maqedonia, para ndeshjeve kontrolluese me Finlandën dhe Azerbajxhanit, zë pozitën e 75-të, me 411 pikë.

Ndërkohë, Shqipëria ka fituar një pozicion dhe tashmë nga vendi i 59-të, klasifikohet në të 58-ën, me 557 pikë. Po ashtu edhe Kosova në renditjen më të re të FIFA-së, të publikuar sot ka fituar një pozicion. Kombëtarja më e re tashmë me 97 pikë, mban pozitën e 176-të.

Pozitat e para të kësaj rangliste mbeten të pandryshuara. Gjermania është e para, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika.

Leave a Reply