Vardari nisi të gaboj, a do ta shfrytëzojë Shkëndija?

Shkëndija në Tetovë nesër pret Makedonija Gjorçe Petrovin në ndeshjen e parë të këtij viti që do ta luaj në terrenin vendas. Kampionët në fuqi e nisën mirë gjysmësezonin pranveror me fitore ndaj Akademia Pandevit në transfertë, ndërsa në xhiron e fundit si mysafir të Sileksit u ndalën me barazim pa gola. Kjo bëri që tetovarët të distancohen 10 pikë nga kreu i tabelës që mbahet nga Vardari.

Gjithsesi, kryesuesit aktual, në ndeshjen e zhvilluar sot përballë Rabotniçkit u ndalën me barazim pa gola, duke marrë në fund vetëm një pikë në konto. Sigurisht kjo shihet një rast i mirë për Shkëndijën që të shfrytëzojë rastin nga barazimi i Vardarit, për të marrë fitore dhe tri pikë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit dhe ta ngushtojë në 8 pikë diferencën me rivalët për titullin.

Shkëndija-Makedonija Gjorçe Petrovi luhet nesër në stadiumin e Tetovës, nga ora 14:00.

Leave a Reply