Tasevski: Luajmë ndaj kampionëve të ri, duhet të jemi të koncentruar

Sileksi është një ndër skuadrat favorite për vendin e tretë, ndërsa sot do të kenë një detyrë të vështirë në transfertën ndaj Shkëndijës në Tetovë. Strategu i skuadrës nga Kratova ka vetëm fjalë miradie për Shkëndijën, të cilën skuadër madje që tani e konsideron si kampion të ri të futbollit vendor.

“Luajmë ndaj kampionit të ri dhe e dimë që do të jetë e vështirë. Shkëndija në rradhët e saja ka futbollistëve individual shumë cilësorë, të cilët në çdo moment mund ta zgjidhin ndeshjen, ashtu që futbollistët e mi do të duhet patjetër të jenë të koncentruar për gatë 90-të minutave. Jemi përgatitur mirë këtë javë dhe në Tetovë do të tentojmë që të shfaqemi mirë. Nëse dëshirojmë të arrijmë deri tek pikë, patjetër e kemi të shënojmë gol, që nuk do të jetë e lehtë” – thotë Tasevski.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe Sileksit zhvillohet në stadiumin e Tetovës me fillim në ora 14:00, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Aleksandar Stavrev.

Leave a Reply