Donis Avdiaj gjen golin e parë me Rodan në Holandë (VIDEO)

Reprezentuesi i Kosovës, Donis Avdiaj, ka treguar cilësitë e tij të dielën në kampionatin holandez, duke i dhënë fitoren minimale 0:1 skuadrës së tij, Roda JC Kerkrade, njofton “infOSport.mk”.

Avdijaj  golin e vetëm në transfertën ndaj NAC Breda e realizoi në minutën e 37-të, duke rritur shpresat e skuadrës së tij për mbijetesë në elitën e futbollit holandez.

Roda JC Kerkrade gjendet në zonën e rrezikshme, për të rënë në një kategori më poshtë. Pas 28 xhirove, Roda ndodhet në pozitën e 17-të me vetëm 20 pikë, apo 7 më pak se NAC Breda që ndodhet në pozitën e 15-të që siguron mbijetesën.

Ndryshe ishte ky goli i parë për Donis Avdijajn në Eredevisie dhe i dyti me fanellën e Rodas, pas atij goli në kuadër të Kupës kundër Villem II.

Leave a Reply