Bekim Rexhepi shkëlqeu në debutim me Shkëndijën, trajneri Osmani i kënaqur me të (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës mori fitore të rëndësishme me rezultat 2:3 në fushën e Vardarit të Shkupit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Në këtë sfidë, në formacionin startues nuk ishte i përfshirë gardiani standartë i Shkëndijës, Kostadin Zahov, por portieri Bekim Rexhepi.

I riu Rexhepi pati një perfomansë të shkëlqyeshme në debutimin e tij me fanellën “kuqezi” ndaj Vardarit, duke regjistruar edhe disa pritje fantastike, ndërsa edhe trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ngeli i kënaqur nga paraqitja e tij në portë.

“Jam shumë i kënaqur. Dua ta potencojë se “bravo” i qoftë Bekimit, pasi mendojë edhe pse ishte ndeshja e tij e parë, mbrojti pa gabime”, tha trajneri Osmani.

Rexhepi te Shkëndija e Tetovës erdhi në qershor të vitit 2017-të, duke firmosur kontratë dy vjeçare.

Leave a Reply