“Grnçarov Real Madridi” dorëzohet pranë të pamëshirshmit, Qatip Osmani!

Kapiteni i Vardarit, Boban Grnçarov pas derbit të humbur, i ka uruar trajnerit të Shkëndijës, Qatip Osmani për fitoren. Si duket Gërçarovi është pajtuar me realitetin e dominimit të pamëshirshëm të tetovarëve në këtë sezon të kampionatit vendor, pasi ai me ekipin e tij në 8 xhiro para mbylljes së LPFM-së, ndodhet plotë 23 pikë diferencë pas Shkëndijës.

Realitet ky i dhimbshëm, por si duket i pranuar për kapitenin e Vardarit, që dikur jepte deklarata provokative pas përballjeve me tetovarët, duke thënë që “Vardari për Shkëndijën është Real Madrid”./InfOSport.mk

Foto: gol.mk

Leave a Reply