Shpëtim Duro dorëhiqet nga Flamurtari

Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë ishte kapitulli i fundit për Shpëtim Duron në pankinën e Flamurtarit, ku militojnë shumë futbollist nga Maqedonia.  Në një sezon që nisi si skuadër favorite, tani Flamurtari është jashtë çdo objektivi dhe me shumë gjasa rrezikon dhe rënien nga kategoria.

Trajneri Duro, në deklaratën e dhënë për “Supersport” pas gjysmëfinales së humbur në Kupë përballë Skënderbeut, ka theksuar se merr të gjitha përgjegjësitë për rezultatet negative të kohëve të fundit, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

“Mund t’iu them se kam marrë një vendim, e ai është se nuk do jem më trajner i Flamurtarit. Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit, rezultatet negative, por edhe eliminimin e sotëm, them se duhet të marr përgjegjësinë plotësisht mbi mua”, është shprehur ai për mediat.

Pavarësisht se Flamurtari e ka të mundur matematikisht që të sigurojë kupat e Europës përmes renditjes në kampionat, Duro ka vijuar se nuk mundet ta përballojë më situatën e krijuar.

Leave a Reply