Pioli zyrtarisht nuk është më trajner i Interit!

Interi ka shkarkur trajnerin Stefano Pioli. Klubi “Zikaltërt” nëpërmjet një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare, duke komunikuar shkarkimin e trajnerit Pioli sē bashku me stafin e tij teknik.

“Inter falënderon Stefanon dhe bashkëpunuesit e tij për dedikimin dhe punën e bërë për klubin gjatë gjashtë muajve të fundit të një sezoni të vështirë”, thuhet mes tjerash në komunikatën zyrtare të Interit.

Trajneri i të rinjëve, Stefano Veçi do të jetë në stolin e ekipit të parë nga Milano, për tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Mediat në Itali spekulojnë se trajner i ri i Interit për sezonin e ri do të jetë Antonio Konte ose Diego Simeone.

Leave a Reply