“Shvercerat” sonte në përkrahje të Futsal Shkupit (VIDEO)

Ekipi i Futsal Shkupit sonte në ndeshjen vendimtare për titullin e kampionit ndaj Velesit do të kenë përkrahjen e tifo grupit “Shvercerat”, njofton “infOSport.mk”.

Ata do të jenë të pranishëm në palestrën “Enver Idrizi” për të përkrahur skuadrën “bardhekaltër”, e cila sonte mund të shkruaj historinë.

“Po, do jemi të pranishëm në palestër për të përkrahur luanat tonë. Ata me këtë arritje na nderuan neve si komunë dhe si shqiptarë, ndërsa tashmë është e rrugës që edhe ne ti nderojmë ata” – tha kapoja e “Shvercerave”, Omer Bunjaku.

Ky tifo grup ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e parë ndaj Velesit të zhvilluar me datë 03 mars, në të cilën ndeshje Shkupi shënoi fitoren e madhe që e shpiu këtë skuadër drejt titullit kampion.

Ata ishin lojtari i 6-të në atë ndeshje, ndërsa me siguri që do jenë edhe sonte, duke shpresuar se në fund do të festojnë gjithë së bashku titullin e parë kampion në historikun e skuadrës së Futsal Shkupit, që u themelua vetëm tre vite më parë.

Leave a Reply