Ikardi “hat-trik” brenda 14 minutave ndaj Sampdorias (VIDEO)

Pjesa e parë në Marasi mes Sampdorias dhe Interit është mbyllur me rezultatin 0:4 në favor të “zikaltërve”, ku goli i Perisiç në minutën e 26 hapi serinë e golave, për të ardhur më pas në shprehje kapiteni Mauro Ikardi, i cili shënoi tre gola, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 14 minutash.

Megjithatë këtu nuk është edhe fundi i golave të shënuar në këtë ndeshje nga ana e Mauro Ikardit, pasi vetëm pas 6 minutave lojë në pjesën e dytë, Ikardi shënoi edhe golin e katërt personal ndaj Sampdorias.

Me 4 golat e shënuar sot, Ikardi ka arritur në kuotën e 103 golave, duke u bërë kështu ndër futbollistët më të rinj që kap këtë shifër në një moshë të re, vetëm 25-vjeç.

Golat nga minutat e kaluara në Marrasi midis Sampdorias dhe Interit mund ti ndiqni KËTU.

Leave a Reply