Titulli i hequr i Skënderbeut, CAS vendos datën e vendimit

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka caktuar datën 13 prill, si ditën kur do të marrë një vendin zyrtar për çështjen e titullit kampion të sezonit 2015-2016, që FSHF ia hoqi ekipit të Skënderbeut.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka marrë këtë vendim, ndërsa diskutimi mbetet mes klubit dhe FSHF-së. Komisioni i Etikës ka vendosur më parë që t’ia heqë titullin korçarëve, pas dënimit të marrë nga UEFA. Klubi korçarë e ka apeluar këtë vendim në dyert e organit të lartë të drejtësisë, por pritet të shihet vendimi që do të merret nga CAS, nëse titulli kampion do të ngelet në Korcë, apo do t’i kalojë Partizanit.

Leave a Reply