Basketboll, KB Shkupi kthehet në Çair, me sy kah fitorja ndaj Feni Industri

Pas tre ditëve pushim, KB Shkupi rikthehet të luajë në Çair ndaj Feni Industri në ndeshjen e vlefshme të javës së 21 në Superligën e basketbollit vendor. “Bardhekaltërit” nga Çairi do të kërkojnë të rikthehet te fitorja pas asaj disfate ne Kumanovë, duke dashur që të kapin ritmin dhe të sigurojnë mbijetesën edhe këtë sezon në Superligë.

Takimi Shkupi-Feni Industri do të luhen nesër në pelstrën “Shaban Tërstena” në Çair, duke nisur nga ora 19:00. Ndërkohë nesër në program janë edhe tri takime tjera si Blakotehna-Kumanova, Rabotniçki-Karposhi dhe Gostivari-Strumica, përderisa dy takimet Ohri-MZT Skopje dhe Pelisteri-Kozhufi janë përcaktuar të luhen të dielën.

Leave a Reply