Reali befasohet nga Kadiz, Suarez ndihmon Atl.Madridin për të mundur Selta Vigon (VIDEO)

Skuadra e re e inkuadruar në La Liga, Kadiz, ka befasur kampionët e Real Madridit, duke i mundur në transfertë me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte goli i minutës së 16’ nga Lozano ai që vendosi gjithçka sa i përket fituesit të këtij takimi.

Edhe përkundër kësaj disfate, Reali mbetet në krye të renditjes me 10 pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara, ndërsa Kadiz me të njëjtin numër të pikëve, por nga 6 ndeshje renditet në pozitën e dytë.

Ndërkohë në ndeshjen e zhvilluar më herët, Atletiko Madridi morri një fitore të pastër 0:2 në transfertë kundër Selta Vigos.

Nga ajo që treguan skuadrat në fushën e blertë mund të thuhet se kjo ishte një nga ato ndeshje ku rezultati mund të konsiderohet si gënjeshtër. Kjo pasi Selta Vigo ishte ekipi që krijoi më shumë raste të pastra, por në fund largohet pa pikë dhe pa asnjë gol të shënuar.

Luis Suarez shënoi që në minutën e 6-të për ekipin nga kyeqendra spanjolle, por që pas kësaj minute, frenat e lojës i mori skuadra nga “Ballaidos”. Raste të panumërta dhe një shtyllë e goditur për vendasit, por Atletiko ishte me fat.

Në fund, djemtë e Simeonës ndëshkuan gjithë këto raste të humbura, madje duke ndëshkuar vendasit me një gol tjetër të Karaskos në minutën e 95-të.

Falë kësaj fitore Atletiko Madridi me 8 pikë renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Sevilja që kishte humbur duelin e mesditës nga Granada (0:1) në udhëtim, me 7 pikë mban pozitën e 10-të.

Leave a Reply