Mbyllet para kohe gysmësezoni për mbrojtësin azer të FC Shkupit

Një lajm jo të mirë ka marrë trajneri i FC Shkupit, Umit Karan, i cili deri në fund të vitit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit azer, Elvin Junushada, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi 28-vjeçar ka pësuar një lëndim të rëndë (plasje të kockës së kmëbës), në një nga stërvitjet e skuadrës nga Çairi, ndërsa thuhet se rehabilitimi i tij do të zgjasë një kohë paksa më të gjatë.

Kjo nënkupton se Junushada nuk do të mund të ndihmojë skuadrën deri në fund të vitit, ashtu që i njëjti pritet të jetë gati vetëm për pjesën e dytë të sezonit në pranverë.

Junushada me FC Shkupin ka regjistruar vetëm dy ndeshje në kampionat dhe një në kuadër të Kupës, edhe atë në të gjitha  si titullarë, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë mbrojtësi azer te FC Shkupi erdhi gjatë merkatos së verës nga rradhët e skuadrës boshnjake të Çelik Zenica.

Leave a Reply