Ferrari shkëlqen në Australi! Fetel lë pas kampionin Hamilton

Piloti gjerman, Sebastian Fetel e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Formula 1, teksa ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Australisë. Fetel ka arritur të triumfojë në këtë garë, duke mposhtur britanikun, Luis Hamilton të Mercedes.

Piloti gjerman i Ferrarit u nis i 3-ti në pistën e “Albert Park” të Melburnit, por arriti të zhvillojë një garë perfekte dhe të shfrytëzojë çdo gabim të kundërshtarit, për të marrë kryesimin e saj, të cilin e ruajti deri në xhiron e fundit.

Një garë e menaxhuar në mënyrë shumë të gabuar, ajo e kampionit në fuqi të botës, Luis Hamilton, që ndonëse u nis i pari, në fund mbylli garën në vendin e dytë, ndërsa një problem me gomat, bëri që të dorëzohej kur kishin mbetur ende edhe 6 xhiro nga fundi.

Një tjetër makinë Ferrari plotësoi podiumin, teksa finlandezi Kimi Raikonen e mbylli garën në vendin e 3-të, pas një dueli shumë emocionues me australianin Daniel Rikardo të Red Bullit, i cili në fund  u ndal në pozitën e katërt.

Kjo ishte gara e parë sezonale e Formulës 1, që do të rikthehet sërish dy javë më vonë me garën e radhës, në pistën e Bahreinit.

Leave a Reply