Trajkovski: Jemi më të mirë se Azerbejxhani, do ta dëshmojmë në terren

Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Azerbejxhanin më 27 mars në “Merdan” Arena në Belek. Pas barazimit pa gola me Finlandën, seleksionuesi  Igor Angellovski shpreson në një ndeshje më efikase kundër Azerbejxhanit. I të njëjtit mendim është edhe sulmuesi i Palermos, Aleksandar Trajkovski, i cili thotë se Maqedonia është më cilësore se rivali i radhës, mirëpo një gjë të tillë do të duhet të dëshmojnë edhe në fushën e gjelbërt.

“Tanimë gjashtë ditë jemi këtu në Turqi dhe jemi shumë të kënaqur me kushtet për punë. Përgatitemi maksimalisht edhe për ndeshjen me Azerbejxhanin. Kundër Finlandës zhvilluam përballje të fortë dhe interesante në të cilën kundërshtari ishte i vendosur shumë mirë në terren dhe luajti me disciplinë. Kishim mundësi për të shënuar, mirëpo nuk i shfrytëzuam për të   fituar. Shpresoj ndaj Azerbajxhanit të luajmë më mirë dhe të marrim rezultat të favorshëm. Mund të luajmë hapur me ta, e qartë është se jemi më kualitativ, ndërsa këtë duam ta dëshmojmë në terren”, – deklaroi Aleksandar Trajkovski.

Leave a Reply