Atletiko Madrid 150 milionë euro për Dybalën

Skuadra e Atletiko Madridit do të paguajë 150 milionë euro për ta sjellë në radhët e veta futbollistin e Juventusit, Paolo Dybalan. Emri i argjentinasit më herët përfshihej për një transferim të mundshëm te Real Madridi apo Barcelona, ndërsa ditëve të fundit mediat spanjolle e dërgojnë atë në “Visente Kalderon”.

Sipas pohimeve që vijnë nga Spanja, Dybala te Atletiko Madridi do të përfitojë 10 milionë pagë vjetore dhe shihet si zëvendësues i Antuan Grizmanit që me shumë gjasa do të shkojë te Barcelona gjatë merkatos së verës. Kujtojmë që Argjentinasi në 2015-tën u largua nga Palermo për tu transferua te Juventusi, me të cilët arriti të shënojë 63 gola në 129 ndeshje të zhvilluara.

Leave a Reply