Super përballja e boksit, Xhoshua-Parker të shtunën në mbrëmje

Mbrëmjen e së shtunës (31 mars) me fillim rreth orës 23:00 në “Principallity Stadium” të Kardifit do të mbahet meçi mjaft i pritur nga të gjithë adhuruesit e sportit të boksit.

Entoni Xhoshua dhe Xhozef  Parker do të ndeshen për titullin botëror në peshat e rënda , në një meç ku pritet të sjellë shumë paqartësi dhe boks cilësorë.

Britaniku Xhoshua deri më tani në boksin profesionist ka bërë 20 duele, dhe që të gjitha i ka fituar me nokaut, ndërsa në anën tjetër Parker, gjithashtu nuk njeh disfatë në përballjet e tij të deritanishme, duke regjistruar 24 fitore, mirëpo vetëm 18 prej tyre me nokaut.

Ekspertët parashikojnë një dominim të lehtë të Xhoshuas dhe një fitore për të , por mbetet të shihet se a do të jete Xhoshua apo Parker ai i cili do të shijojë humbjen e parë ne karrierë.

Leave a Reply