Messi dëshiron Alaban në “Kamp Nou”

Futbollisti më i mirë i Barcelonës dhe njëherit fitues i 5 “Topave të Artë”, Lionel Messi, me shumë gjasa do të ketë ndikim të madh në transferimin e futbollistëve të rinj gjatë afatit kalimtarë të verës te skuadra “katalunase”.

Lionel Messi e ka këshilluar skuadrën e tij  e që gjatë këtij afati kalimtar, Barcelona të transferojë mesfushorin e Bajern Munihut dhe njëherit kapitenin e përfaqësueses së Austrisë, David Alaba.

Barcelona pas transferimit të Filipe Kutinjos është duke kërkuar edhe një mesfushor pasi që çdo ditë e më pak llogaritë në shërbimet e Andrea Inestës dhe ndoshta Alaba do të mund ta zëvendësonte në mënyrën më të mirë spanjollin 33 vjeçar.

25-vjeçari Alaba pjesë e ekipit të parë të Bajernit të Munihut është që nga viti 2011-të, kur në “Allianc Arena” u rikthye nga Hofenhajmi, pas huazimit 6 mujor, ku edhe dëshmoi cilësitë e tij të larta, që bënë që drejtuesit bavarez menjëherë të inkuadrojnë në ekipin e parë.

Ndryshe  te ekipi “bavarez” erdhi si 16-vjeçar nga rradhët e Asutria Vienës II, ndërsa me ekipin e parë të Bajernit ka zhvilluar gjithsej 296 ndeshje, duke realizuar edhe 25 gola.

Leave a Reply