Futbollisti i Albasetes rrëzohet nga kati i tretë i hotelit

Futbollisti i skuadrës së Albasetes, Pelajo Novo është rrëzuar nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte me skuadrën e tij para takimit me Deportivo Hueska në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

27 vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe për momentin është në gjendje të vështirë, por të qëndrueshme. Nuk ka njohuri se si futbollisti është rrëzuar nga kati i tretë i hotelit, ndërsa atë e kanë gjetur bashkëlojtarët e ekipit, Ruben Mino dhe Suseta.

Ndeshja ndërmjet Hueskas dhe Albasetes është shtyrë.

Leave a Reply