Sonte dy ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Vëmendja më shumë do të përqëndrohet te ndeshja në “Allianc Stadium” në Torino, ku skuadra vendase e  Juventus do të mirëpret kampionët në fuqi të Real Madridit.

Juventusi në ketë përballje do të ketë disa mungesa, kurse Real Madrid do të luajë më formacionin më të mirë të mundshëm. Kjo njëherit do të jetë edhe një ripërsëritje e finales së vitit të kaluar, kur “madrilenët” demoluan Juven, duke shënuar fitore me rezultatin 1:4. Do të jetë ky një rast i mirë për “Zonjën e Vjetër” edhe për një lloj hakmarrjeje ndaj skuadrës spanjolle, e cila pasi humbi garën me Barcelonën në La Liga, tashmë gjithë vëmendjen ka përqëndruar në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes, është ajo midis Seviljës dhe Bajernit të Munihut, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Ramón Sánçez Pizhuán”. Skuadra “bavareze” shihet si favorite në këtë dyluftim, mirëpo skuadra andaluziane në ndeshjet si vendas çdoherë dinë të jetë një macje e zezë për kundërshtarët e saj, gjë të cilën shpesh e përjetojnë edhe dy gjigandët spanjoll, Barcelona dhe Reali i Madridit.

Leave a Reply