Ronaldo: Kur isha fëmijë Juventusi çdoherë më emociononte

Pas natës së jashtëzakonshme, në të cilën i ka dhënë fund ëndrrës së Juventus për një triumf në Ligën e Kampionëve Europian, Kristiano Ronaldo ka folur për faqen e UEFA-s, duke e nisur nga duartrokitjet e “Allianc Stadium” nga e tifozëve italian, të cilët me ovacione dhe duartrokitje përcollën golin e yllit portugez, edhe pse i shënuar ndaj skuadrës së tyre të zemrës.

“Ka qenë një moment i pabesueshëm. Duhet të falënderoj të gjithë tifozët e Juventus. Ajo që kanë bërë është mbresëlënëse dhe nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierë. Ka qenë një gol i madh, fantastik”, – ka thënë portugezi.

Më pas CR7 ka folur edhe për faqen zyrtare të Real Madrid, ku kishte potencuar: “Kam shënuar një tjetër gol me gërshërë, me kombëtaren, por arbitri me anuloi padrejtësisht. Ky është goli më i bukur i karrierës, do të mbetet në memorien e të gjithëve”, ka thënë ylli i Real që ka zbuluar: “Kur isha fëmijë ndiqja ndeshjet e Juventus. Më emociononin çdoherë”.

Leave a Reply