Lajme të këqija për Shqipërinë dhe Bazelin, Taulant Xhaka mbyll sezonin para kohe

Lajme të këqija për Kombëtaren shqiptare dhe skuadrën e Bazelit. Taulant Xhaka, motori i mesfushës ka pësuar një dëmtim serioz, që do e lë atë një kohë më të gjatë jashtë fushave të futbollit. Mesfushori shqiptarë u dëmtua në ndeshjen e djeshme përballë Cyrihut, në të cilën ndeshje Bazeli i tij shënoi fitore me rezultatin 3:0.

Taulant Xhala u lëndua në minutën e 80-të, me ç’rast duheshe që të lëshojë takimin përmes barelave dhe duke lotuar, teksa ndjente shumë dhimbje pas lëndimit të marrë në fushën e lojës.

Teksa të gjithë shpresonin që ky dëmtim të ishte kalimtarë, fatkeqësisht dolit të jetë më serioz nga ajo se çfarë pritej. Sipas njoftimit të klubit zvicerian, Xhaka ka pësuar këputje të pjesshme të ligamentit në gjurin e djathtë. Tashmë ky dëmtim mund të thuhet se e ka mbyllur kampionatin e Taulant Xhakës para kohe, pasi rikuperimi i tij brenda këtij sezoni është thuajse i pamundur.

Leave a Reply