Futbollistët poshtëruan tifozët, drejtuesit e Monakos rimbursojnë ata

Paris Sen Zhermeni mbrëmë në “Parkun e Princërve” turpëroi kampionët në fuqi të Francës, Monakon, duke mundur këta të fundit me rezultatin 7:1, dhe njëkohësisht duke zbritur nga troni ata. PSZH me fitoren e mbrëmshme arriti që të shpallet kampion, mirëpo një humbje e tillë ishte e paimagjinueshme për vetë drejtuesit e Monakos.

Ata kanë vendosur që tifozëve që kishin shkuar në Paris për të ndjekur ndeshjen, t’u rimbursohen biletat. Ky vendim është bërë i ditur zyrtarisht nga faqja e klubit të principatës.

“AS Monaco ka vendosur që rimbursojë të gjithë tifozët bardhekuq që ishin të pranishëm në sektorin e miqve në stadium. Mënyra e rimbursimit do të bëhet e ditur së shpejti”, – shkruan klubi francez në një komunikatë për shtyp.

Paris Sen Zhermen mbrëmë siguroi titullin e 7 në “Ligue 1”. Për skuadrën e kryeqytetit francez ishte një rikthim te titulli duke zbritur nga froni pikërisht skuadrën e Monakos, që deri mbrëmë siguronte si kampioja në fuqi e Francës.

Leave a Reply