Iniesta ka vendosur, në verë largohet nga Barcelona!

Andres Iniesta ka marrë vendimin për të përfunduar aventurën e tij me Barcelonën dhe për të vazhduar karrierën në Kinë.

Një gjë të tillë pohon e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës Iniesta njoftimin e tij zyrtarë do ta japë pas finales së Kupës së Mbretit.

Ajo që nuk dihet akoma është skuadra e tij e re. Me skuadrën e ardhshme Iniesta mendohet se do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, ndërsa gjithashtu mësohet se në kampionatin kinez, aty ku edhe do të luajë, mesfushori spanjoll do të krijojë edhe kampe futbolli për fëmijë.

Leave a Reply