“Dorëzohet Junajtedi, Pogba do të luaj te Reali i Madridit”

Ish-mbrojtësi i Kombëtares franceze dhe njëherit pjesë e Bajernit të Munihut, Uilli Sanjoll, ka folur hapur për të ardhmen e bashkombësit të tij, Poll Pogba. Sipas Sanjoll, ka ardhur koha që Junajtedi të dorëzohet dhe Pogba të veshë fanellën e Real Madridit.

“Të gjitha kushtet janë optimale që Poll Pogba të firmos me Real Madridin. Shpresoj që të shikojmë Pogban e Francës dhe jo të Mançester Junajtedit. Real Madrid kërkon Pogban, Pogba kërkon të transferohet në Madrid. Ka ardhur koha që Mançester Junajtedi të dorëzohet dhe të pranojë paratë, që të investojë për një tjetër projekt. Kam besim se në verë ky transferim do të kryhet”, – ka thënë Sanjoll.

Leave a Reply