Murinjo vjen me një lajm të mirë për tifozët e Junajtedit

Trajneri i Mançester Junajtedit, Hoze Murinjo nuk do të lejojë që Markus Rashford dhe Entoni Martial të largohen nga klubi këtë verë.

E ardhmja e kësaj dyshe është bërë subjekt i spekulimeve dhe ata kanë qenë të lidhur me largimet e tyre nga “Old Traford”.

Reprezentuesi francez, Martial refuzoi mundësinë për të nënshkruar një kontratë të re me “Djajtë e Kuq”, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij. Një ndër skuadrat e interesuara është edhe skuadra kampione e Italisë, Juventusi, të cilët thuhet se me çdo kusht e duan francezin në rradhët e tyre.

Rashford, ndërkohë, gjithashtu po shqyrton mundësitë e tij pasi nuk është i kënaqur me ndeshjet si titullar nën drejtimin e Murinjos. Talenti i madh anglez thuhet se i intereson shumë Real Madridit dhe gjigantët spanjollë mund të bëjnë një ofertë në drejtim të tij gjatë verës.

Megjithatë, transferimi i sulmuesve të Jjunajtedit, pavarësisht nga pakënaqësia e dyshes nuk do të jetë aspak i lehtë, kjo pasi sipas mediumit lokal “Manchester Evening Neës”, trajneri portugez, Murinjo, dëshiron që të dy futbollistët të mbeten në “Olld Traford” edhe për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply