Milani për turp, mundet nga Benevento e Xhimshitit që do luaj në “Serie B”

Milani për turp. Kështu mund të përshkruhet paraqitja e djelmoshave të Xhenaro Gatuzos sonte përballë Beneventos, skuadër kjo e cila në fund morri një fitore historike ndaj Milanit midis “San Siros”, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse “rossonerët” para fillimit të ndeshjes ishin favoritë absolut dhe mendohej me sa gola dallim do të mbyllin ndeshjen ndaj Beneventos, në fund Xhimshiti me shokët e tij dolën të jenë të pamposhtur ndaj futbollistëve “kuqezinj”, të cilët në fund me plotë të drejtë u fërshëllyen nga ana e tifozëve vendas. Ndryshe golin e vetëm dhe të fitores për Beneventon në këtë ndeshje e realizoi Iemello në minutën e 29-të.

Për dallim nga Milani, Roma në ndeshjen e parë të së dielës me rezultatin 0:3 mundi ekipin e SPAL, teksa Sasuolo me rezultatin minimal 1:0 mundi Fiorentinën.

Sassuolo 1-0 Fiorentina Goals | Highlights 21/04/2018 by footbie.com

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply