Ndërpritet meçi midis Gashit dhe Shvarc, plasin grushte mes të dyja taboreve (VIDEO)

Nuk ka shkuar aspak mirë ndeshja  për titullin kampion ndërkontinental të peshave të rënda të WBO mes Senad Gashit dhe Tom Shvarc, në të cilën boksieri shqiptarë me origjinë nga Peja e mund pasi u skualifikua nga ana e arbitrave.

Gashi goditi me kokë kundërshtarin në mënyrë të pavullnetshme në raundin e dytë, duke bërë që Shvarz të binte në tokë. E gjithë kjo bëri që Senad Gashi të humb dy pikë, ndërsa një tjetër ndëshkim shqiptari morri edhe në raundin e katërt, gjë kjo që bëri që arbitrat të skualifikojnë boksieri shqiptarë.

Një vendim i këtillë nuk i pëlqeu aspak Gashit dhe trajnerit të tij, të cilët vendosën për ti larë hesapet personalisht me boksierin gjerman.

U desh ndërhyrja e personave të sigurisë për të marrë nën kontroll situatën, që për pak çaste degjeneroi në një sherr masiv.

Boksieri pejan regjistronte 16 fitore deri tani, të gjitha me “Knock Out”, teksa sot pësoi humbjen e parë në karrierë, edhe atë ndoshta jo edhe të drejtë nga gjermani Tom Shvarc, i cili tani mbanë titullin e Gjermanisë dhe atë të WBO inter-kontinental.

Leave a Reply