Finalja e Kupës Shkëndija-Pelisteri luhet me 23 maj, sërish në Strumicë!

Finalja e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pelisterit do të zhvillohet me 23 maj në stadiumin “Mlladost” të Strumicës. Ka qenë Federata e Futbollit të Maqedonisë që ka zyrtarizuar datën e zhvillimit të ndeshjes, pasi e njejta ishte paraparë të luhet me 9 maj. Kjo ndeshje do të jetë reprizë e finales së vitit të kaluar e cila u zhvillua po në këtë stadium me dy skudrat e njejta Shkëndija dhe Pelisteri, që u fitua nga këta të fundit pas ekzekutimit të penalltive.

Shkëndija të dielën siguroi titullin e kampionit, ndërsa shihet favorit për të “rrëmbyer” edhe trofeun e Kupës, ndërsa skuadra nga Manastir sytë i mbeten vetëm të kjo finale, për të fituar një biletë për në Evropë. Finalja Shkendija-Pelisteri do të luhet në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:00.

Leave a Reply