Sonte super sfida gjysmëfinale Liverpull-Roma

Sonte me fillim prej orës 20:45 në “Enfilld Roud” do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpullit vendas dhe Romës.

Të besuarit e Jurgen Klop në gjysmëfinale arritën, pasi eliminuan Mançester Sitin, teksa Roma kishte bërë befasinë më të këndshme në ndeshjet çerekfinale, duke eliminuar Barcelonën.

Të dy këto skuadra do të tentojnë të kalojnë në finalen e madhe që luhet në Kiev të Ukrainës.

Leave a Reply