Ibraimi kujdeset për barazimin e Shkëndijës, Shkupi në disavantazh (VIDEO)

Me golin e Besart Ibraimit në minutën e 44-të Shkëndija ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Pobedës, skuadër kjo e cila e para kishte avansuar në këtë ndeshje me golin e Zoran Danoskit, njofton “infOSport.mk”.

POBEDA AVANSON NDAJ SHKËNDIJËS

POBEDA AVANSON NDAJ SHKËNDIJËSPOBEDA – SHKËNDIJA 1:0(Z. Danoski 40')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Ndryshe Danoski mposhti Rexhepin në minutën e 40-të, kur mjaft mirë u gjind në zonën e “kuqezinjëve” pas një rivënie nga këndi, duke shënuar  e kokë për rezultat 1:0. Megjithatë gëzimi i futbollistëve vendas nuk zgjati shumë, pasi një super pasim i Fazlagiç për Besart Ibraimin, bëri që sulmuesi kërçovarë të barazoj shifrat në 1:1.

BESART IBRAIMI I KUNDËRPËRGJIGJET POBEDËS

BESART IBRAIMI I KUNDËRPËRGJIGJET POBEDËSPOBEDA – SHKËNDIJA 1:1(B. Ibraimi 44')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Për dallim nga Shkëndija, FC Shkupi edhe përkundër dëshirës së madhe për të baeazuar rezultatin ndaj Rabotniçkit, nuk i’a arriti qëllimit, me ç’rast pjesa e parë në arenën “Filipi i Dytë” foli në anën e “romantikëve”, të cilët avansuan me golin e Viktor Angellov në minutën e 14-të.

RABOTNIÇKI NDËSHKON GABIMIN E MBROJTËSVE TË FC SHKUPIT

RABOTNIÇKI NDËSHKON GABIMIN E MBROJTËSVE TË FC SHKUPITRABOTNIÇKI – FC SHKUPI 1:0(V. Angellov 14')

Публикувахте от infosport.mk в 29 април 2018 г.

Renova në duelin që po zhvillon në Tetovë ndaj Akademia Pandevit pjesën e parë e mbylli me barazim pa gola, teksa Skopje dhe Vardari po avansojnë përballë Pelisterit, gjegjësisht Sileksit.

 

LPFM, Java XXXI

Rezultatet e 45 minutave të para

Skopje 3 : 0 Pelisteri
Pobeda 1 : 1 Shkëndija
Rabotniçki 1 : 0 Shkupi
Renova 0 : 0 A. Pandev
Sileksi 0 : 2 Vardari

Leave a Reply