Renova fiton, Shkupi barazon, kampionët dorëzohen ndaj Pobedës (VIDEO)

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 31-të në elitën e futbollit vendor, ku bie në sy disfata e Shkëndijës në transfertën ndaj Pobedës në Strumicë, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani u mposhtën 2:1 në stadiumin “Mladost” në Strumicë, aty ku me 23 maj do të zhvillojnë edhe finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë kundër Pelisterit.

Për dallim nga Shkëndija, Renova falë golave të shënuar nga Mishkovski dhe Nafiu gjatë pjesës së dytë me rezultatin 2:1 mundi Akademia Pandevin, duke ringjallur shpresat për një vend  në Europë, teksa derbi ndeshja e kësaj jave midis Rabotniçkit dhe FC Shkupit u mbyll me barazimin 1:1.

Skopje në ndeshjen për mbijetesë  bindshëm me rezultatin 4:0 mundi Pelisterin, ndërkohë në ndeshjen mes dy ish kampionëve të vendit në Kratovë, Vardari me rezultatin 0:2 mundi Sileksin.

Shkëndija, tashmë kampion i ri i vendit me 76 pikë mban pozitë e parë, teksa Vardari falë fitores ndaj Sileksit sikur dëshironte të konfirmonte pozitën e dytë. “Kuqezinjtë” nga Shkupi kanë 52 pikë, 7 më shumë se Sileksi i vendit të tretë, teksa Rabotniçki me 42 pikë mbetet në pozitën e katërt, mirëpo tashmë me vetëm dy pikë më shumë se Renova që ka 40 pikë.

Shkupi me 37 pikë, mirëpo edhe me një ndeshje më pak renditet në pozitën e 6-të, Akademia Pandev me vetëm një pikë më pak mban pozitën e 7-të, duke lënë pas vetes Pobedën, që me 32 pikë është e sigurtë në pozitën e 8-të për momentin, ndërkohë pas një kohe të gjatë Skopje i lëshon pozitën e fundit Pelisterit. Që të dyja këto skuadra kanë nga 28 pikë, mirëpo gol-averazhi më i mirë që  skuadra shkupjane të renditet në pozitën e 9-të.

LPFM, Java XXXI
Skopje 4 : 0 Pelisteri
Pobeda 2 : 1 Shkëndija
Rabotniçki 1 : 1 Shkupi
Renova 2 : 1 A. Pandev
Sileksi 0 : 2 Vardari

Leave a Reply