Në mesjavë do të mësohen emrat e finalistëve në Ligën e Kampionëve!

Mesjava do të sjellë dy emrat e finalistëve në edicionin e sivjetshëm në Ligën e Kampionëve Evropian. Të martën, në “Santiago Bernabeu” do të vendoset ekipi i parë finalist ndërmjet Real Madridit dhe Bayernit të Mynihut, me këta të fundit që pretendojnë të përmbysin negativën e ndeshjes së parë me rezultat 2:1.

Ndërkohë të mërkurën, Roma në “Olimpiko” do të pret Liverpulin, me të përzgjedhurit e Jyrgen Klop që vijnë në këtë ndeshje me avantazh 5:2 nga takimi i parë i luajtur para një jave. Të dyja takimet e kthimit Real Madrid-Bayern Mynih dhe Roma-Liverpul do të zhvillohet nga ora 20:45.

Leave a Reply