Valencia do të blejë kartonin e Kondogbias nga Interi

Mesfushori Geoffrey Kondogbia do të transferohet përfundimisht te skuadra e Valencias. Drejtuesit e skuadrës nga “Mestalja” kanë mbetur  të kënaqur me paraqitjet e francezit gjatë këtij edicioni me fanellën e Valencias, skuadër kjo që me një këmbë ka siguruar një vend për në garat e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Valencia mund ta blejë Kondogbian deri me 31 maj, ndërsa sipas “Cadena Ser” klubi spanjoll i ka njoftuar “zikaltërit” që duan ta mbyllin marrëveshjen. Marrëveshja do të mbyllet për 25 milionë euro dhe do të paguhet në katër vite.

Ndërkohë tek Interi pritet të transferohet Zhoao Kanselo i cili këtë stinor ka luajtur si i huazuar te skuadra nga “Xhuzepe Meaca”.

Leave a Reply