David Luiz i bashkohet Hysajt te Napoli?

Mbrojtësi i Çelzit, David Luiz gjatë kësaj vere, mund të transferohet te Napoli, nëse skuadra italiane do të emëroj Rafa Benitez në krye të bankinës, raportojnë mediat britanike.

Braziliani me shumë gjasa në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Stemford Brixh”, ndërsa edhe vetë Luiz preferon një transferim te skuadra nga “Sao Paolo”, por me kusht që në krye të skuadrës “napolitane” të vjen Rafa Benitez më të cilin braziliani kishte punuar gjatë periudhës 2012/13 kur tekniku spanjoll drejtonte Çelzin.

Leave a Reply