Bayerni gati 100 mln euro për të blerë Paulo Dybalën!

Bayerni i Mynihut është gati të shpenzojë 100 milionë euro për të bërë të vetin sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybalan. Sipas prestigjiozes gjermane “Bild”, Bayerni sulmuesin argjentinas e sheh si pasues ideal të Robert Levandovskit, me këtë të fundit që gjatë veres pritet të largohet nga “bavarezët”.

Mirëpo për t’i fituar shërbimet e Dybalas, Bayerni nuk është i vetëm në këtë garë, pasi emri argjentinasit javëve të fundit është përfolur shumë në media rreth një kalimi të mundshëm të Atletiko, madje mësohet se trajneri Simeone ka darkuar me 24 vjeçarin në një restorant në Spanjë. Gjithashtu interesim për Dybalën më herët kanë pasur edhe Barcelona e Reali.  Argjentinasi te Juve erdhi në vitin 2015-të nga Palermo, ndërsa me “bardhezinjët” ka zhvilluar 95 ndeshje dhe ka shënuar plotë 51 gola.

Leave a Reply