Një Shkup shumë sulmues ndaj Skopjes (FOTO)

Pas pak në stadiumin në lagjen Hekurana do të startojë ndeshja midis rivalëve lokal nga kryeqendra jonë, Skopje dhe FC Shkupi, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi në këtë ndeshje shpreson te fitorja, e cila do i mbante në garë për ndeshjet në Liga Europa, teksa në anën tjetër Skopje për të siguruar mbijetesën.

Kësisoj trajneri i FC Shkupit, Zekirja Ramadani ka vendosur që nga fillimi në fushë të zbret me një formacion shumë sulmues, ku përveç qendërsulmuesit Bazhe Ilijoski, në prapavi të tij do të jetë treshja, Imeri, Jasharoski dhe Stojkoski, me këtë të fundit i cili rikthehet pas pushimit për shkak kartonëve në ndeshjen ndaj Sileksit. Ndeshja Skopje – FC Shkupi starton në ora 16:30.

 

Leave a Reply