Penallti e pastër, FC Shkupi dëmtohet rëndë në Autokomandë! (FOTO)

FC Shkupi u ndal me barazim 1:1 në transfertën e zhvilluar në Autokomandë përballë “Skopjes” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Mirëpo, përveç terrenit të papërshtatshëm për lojë, Shkupi u dëmtua edhe në aspektin e referimit. “Bardhekaltërve” nga Çairi iu mohua penallti e pastër në pjesën e dytë të takimit, kur në një sulm të Ilijoskit, në brenda zonë topin e me dorë e ndali Filip Janevski nga radhët e “Skopjes” që ishte i shtrirë në fushë, ndërsa e njejta nuk u pa e arsyeshme të referohet për penallti nga arbitri kryesor i takimit, Albrim Shaqiri./InfOSport.mk

Leave a Reply