Faqja zyrtare e Barçës nxjerr Bardhin në krah me Mesin

Levante edhe Barcelona do të përballen të dielën nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së 37-të në La Liga. Barcelona siguroi titullin që disa javë më parë, ndërsa edhe Levante në anën tjetër mbijetesën në La Liga.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e popullit shqiptarë para kësaj përballje, ka qenë ueb faqja zyrtare e Barcelonës, që publikoi një lajm lidhur me ndeshjen e nesërme, por në ballinën e lajmit shfaq Mesin së bashku me shqiptarin e Levantes, Enis Bardhin.

Interesante dhe krenari për të parë shqiptarin nga Maqedonia në krah me futbollistin më të mirë në botë. Lajmi i publikuar nga Barcelona është titulluar: “Mesi-Bardhi, dueli i snajperistëve”, ndërsa në artiukullin ishin përfshirë statistikat e dy futbollistëve me golat e shënuar nga gjuajtjet e lira, me Mesin që këtë sezon ka realizuar 6 herë.

“Levante ka shënuar shtatë gola nga gjuajtjet e lira në këtë sezon dhe pesë nga ato janë me autor, Enis Bardhi. Atletik Bilbao (2), Deportivo Lakurunja, Real Sosiedati dhe Leganesi janë ekipet që iu ka shënuar Bardhi në sezonin e parë që po zhvillon në kampionatin spanjoll”, shkruhet mes tjerash faqja e Barcelonës për Ens Bardhin.

Linku i lajmit për Mesin dhe Bardhin: 

https://www.fcbarcelona.com/football/first-team/news/2017-2018/messi-bardhi-duel-of-the-sharpshooters-levante-fc-barcelona

Leave a Reply