9 golat nga super përballja Levante-Barcelona, shihni dy bombat e Bardhit (VIDEO)

Levante sonte falë dyshes Enis Bardhi – Emanuel Boateng mundi Barcelonën e pamposhtur deri më sot, njofton “infOSport.mk”. Mjaftoi kjo dyshe që Levante ti shënojë 5 gola skuadrës kampione të Spanjës, ku dy prej tyre mbajnë firmën e shkupjanit, i cili realizoi dy super gola.

Është kjo hera e parë që një futbollistë i njëjtë i shënon Barcelonës dy ose më shumë gola, ndërsa kjo u shkoi për dore sonte kësaj dyshe të Levantes, që mund të mburret se është skuadra e vetme që ka mposhtur Barcelonën gjatë këtij edicioni. Barcelona numëron 27 fitore, 9 barazime dhe 1 disfatë këtë edicion, ndërsa në anën tjetër Levante me 11 fitore, 13 barazime dhe 13 disfata renditet në pozitën e 15-të.

Ndryshe Enis Bardhi që të dy golat i realizoi në pjesën e dytë (46’, 56’), teksa Boateng “hat-trikun” e tij e rrumbullaksoi pas golave të shënuar në minutat (9’, 30’, 49’). Në anën tjetër “hat-trikun” e tij të parë me fanellën e Barcelonës e realizoi Filipe Kutinjo, teksa një golpër “katalunasit” e realizoi Luis Suarez.

Leave a Reply