“Liria 77 Basket” organizoi turneun e parë në basketboll për të rinjë (VIDEO)

Klubi nga Çairi “Liria 77 Basket” ka organizuar turneun e parë në basketboll për moshat e reja deri në 15 vjeç. Turneu u zhvillua në palestrën ‘Enver Idrizi” në Çair dhe kishte karakter mbar kombëtar, pasi morën pjesë ekipe nga vendi, Shqipëria dhe Kosova. Në edicionin e parë të këtij turneu morën pjesë katër ekipe si “Goga Basket” nga Durrësi, Dardania nga Prishtina, “Çair 2030” dhe organizatorët “Liria 77 Basket”. Fitues i turneut doli ekipi Goga Basket, pasi fituan në finale organizatorët “Liria 77 Basket” me rezultat 60:50. Çairi përfundoi në vendin e tretë, ndërsa Prishtina në të katërtin.

“Jemi të kënaqur me rrjedhën e këtij turneu. Idea e këtij turneu është që ta thellojmë sa më shumë bashkëpunimin mes klubeve shqiptare në basketboll dhe pse jo të nxjerrim idenë që për të ardhmen të mendohet për një ligë të përbashkët shqiptare në basketboll ose të paktën një Kupë shqiptare e basketbollit ku do të garonin ekipe nga Tirana, Durrësi, Vlora, Prishtina, Prizreni, Shkupi, Kumanova, Tetova e shumë qytete tjera që në një formë basketbollistët shqiptarë në të ardhmen të kenë një seriozitet më të madh dhe një mundësi më të madhe për të arritur suksese në basketboll”, tha organizatori Naim Sinani.

“LIRIA 77 BASKET” ORGANIZOI TURNEUN E PARË

Публикувахте от Sportmania в 13 май 2018 г.

Leave a Reply