Ançeloti trajner i ri i Napolit?

Skuadra nënkampione e Italisë, Napoli pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Trajneri aktual, Maurizio Sarri pritet të largohet nga skuadra “napolitane”, pasi i njëjti nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me me presidentin Aurelio de Laurentis, për vazhdim të bashkëpunimit.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se Napoli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Sarrit, dhe ai do të jetë një emër i njohur, si ai i Karlo Ançelotit.

Itaiani 58-vjeçar, i cili së fundmi ka drejtuar Bajern Munihun, ka shprehur interesimin që të marrë drejtimin e ndonjë klubi dhe nëse bisedimet mes tij dhe De Laurentis shkojnë siç duhet, ai do të rikthehej në “Serie A”, ku për herë të fundit udhëhiqte Milanin (2001-2009).

Përveç skuadrës “rossonere”, me të cilët ka arritur sukseset më të mëdha në karrierë, Ançeloti në Itali ka drejtuar edhe Parmën dhe Juventusin, teksa në Europë ka drejtuar edhe Çelzin, Paris Sen Zhermenin dhe Real Madridin.

Leave a Reply