Interi kampion në klasifikimin e tifozëve, Milani i dyti

Sipas të dhënave zyrtare në lidhje për numrin e tifozëve të pranishëm në stadium në ndeshjet e Serisë A, Interi është ekipi kampion. E ndjek Milani dhe më pas renditet Napoli, ndërsa Juventusi mban vendin e katërt.

Siti i specializuar “Stadiapostcards.com”, pas javës së fundit të kampionatit, ka bërë një pasqyrë të numri total të tifozëve të çdo ekipi në stadium, duke nxjerrë më pas edhe mesataren për çdo ndeshje.

Klasifikimin e mbyll skuadra e Arlind Ajetit, Krotone, që ra në Serinë B, pas humbjes në “San Paolo” me Napolin.

Ja dhe renditja e Serisë A sipas numrit të tifozëve të pranishëm në stadium:
1) Inter-1.093.053 (total) – 57.529 (mesatarja)
2) Milan – 1.001.114 (total) – 52.690 (mesatarja)
3) Napoli – 817.942 (total) – 43.050 (mesatarja)
4) Juventus 746.997 (total) – 39.316 (mesatarja)
5) Roma – 711.544 (total) – 37.450 (mesatarja)
6) Lacio – 588.807 (total) – 30.990 (mesatarja)
7) Fiorentina – 495.756 (totali) – 26.092 (mesatarja)
8) Xhenoa – 397.885 (total) – 20.941 (mesatarja)
9) Bolonja – 397.165 (total) – 20.903 (mesatarja)
10) Sampdoria – 382.967 (total) – 20.156 (mesatarja)
11) Torino – 353.331 (total) – 18.596 (mesatarja)
12) Atalanta – 340.492 (total) – 17.921 (mesatarja)
13) Udineze – 340.217 (total) – 17.906 (mesatarja)
14) Verona – 329.324 (total) – 17.333 (mesatarja)
15) Kaljari – 279.007 (total) – 14.685 (mesatarja)
16) Kievo – 238.258 (total) – 12.540 (mesatarja)
17) Benevento – 230.503 (total) – 12.132 (mesatarja)
18) SPAL – 229.271 (total) – 12.067 (mesatarja)
19) Sasuolo – 213.510 (total) – 11.237 (mesatarja)
20) Krotone – 201.038 (total) – 10.581 (mesatarja)

Leave a Reply