Bllazhevski pranë dyerve të FC Shkupit!

FC Shkupi që me shumë gjasa për herë të parë me këtë emër do të luaj në ndeshjet në Europë, që tani është duke menduar për përforcimin e skuadrës, me qëllim që sa më denjësisht të prezantohet  në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Sipas asaj që shkruan “ekipa.mk”, drejtuesit e Shkupit kanë bërë kontaktet e para me sulmuesin e Vardarit, Dejan Bllazhevski, i cili si duket nuk do të mund të refuzojë një ofertë të majme që i kanë ofruar nga tabori i “bardhekaltërve”. Bllazhevski me Vardarin ka kontratë deri me 30 qershor të këtij viti, ndërsa përveç Shkupit, interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Bellasica, një skuadër kjo që vitin tjetër do të garojë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Ndërkohë “infOSport.mk” jo zyrtarisht mëson se drejtuesit e FC Shkupit nga Vardari dëshirojnë të marrin edhe armenin Tigran Barsegian për shërbimet e të cilit interesohen edhe disa skuadra tjera europiane.

Rikujtojmë Barsegian është edhe pjesë e Kombëtares së Armenisë, ndërsa duke pasur parasysh cilësitë që posedon ky futbollistë dhe eksperiencën që ka në ndeshjet ndërkombëtare, pa dyshim se do të ishte një përforcim i duhur për ndeshjet e FC Shkupit në arenën ndërkombëtare

Leave a Reply