Emeri trajner i Arsenalit! E thotë vetë strategu spanjoll

Strategu spanjoll, Unai Emeri, i cili përfundoi aventurën e tij te PSZH-ja, ka konfirmuar se do të jetë trajner i ri i Arsenalit, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare.

Në ballinën e uebsajtit, “unai-emery.com”, thuhet: “Jam krenar që jam pjesë e familjes së Arsenalit”.

Emeri pritet të emërohet zyrtarisht trajner i Arsenalit në ditët në vazhdim, ku do të zëvendësojë trajnerin legjendarë, Arsen Venger, i cili u largua nga detyra menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni, ku Arsenali përfundoi në pozitën e 6-të.

Leave a Reply