Bomba e Albian Ajetit: Askush direkt nuk më ka kontaktuar nga FSHF-ja

Golat e shënuar gjatë këtij sezoni, ku me 17 gola u shpall golashënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës dhe paraqitjet e tij me Bazelin kanë bërë që Albian Ajetin të përfshihet në listën e 35 futbollistëve kandidatë të përfaqësueses zvicerane për të udhëtuar në Botërorin “Rusi 2018”.

Kjo gjë ka gëzuar tej mase futbollistin shqiptarë, emri i të cilit një kohë lidhej edhe me Kombëtaren shqiptare. “Natyrisht, kjo më bën shumë të lumtur. Gjithmonë ka qenë qëllimi im që të jem në gjendje të luaj për kombëtaren e Zvicrës në një moment”.

Ndërkohë, vëllai i tij, Arlindi, luan për kombëtaren e Shqipërisë. A nuk ishte kjo, një çështje për sulmuesin në fjalë? “Unë qëllimisht e mbajta gjithçka hapur. A jam kontaktuar nga Shqipëria? Kurrë, direkt. Më pyetën për vëllain tim, më pyetën se çfarë kam ndërmend të bëj me ekipet kombëtare. Por kjo nuk llogaritet për mua, kjo nuk është një shenjë e qartë”, – sqaron sulmuesi 21-vjeçar i Bazelit.

 

 

 

Leave a Reply