Ish futbollisti i Shkëndijës nënshkruan me Prishtinën

Prishtina ka nënshkruar marrëveshje për dy vitet e ardhshme me talentin e Përfaqësueses së Kosovës U21 dhe anëtarin e kapitenin e Lirisë në dy vitet e kaluara, Meriton Korenica.

Mesfushori 21 vjeçar i lindur më 15.12.1996 në Rahovec, luan me dy këmbët dhe në edicionin e sapo përfunduar është paraqitur në 25 ndeshje kampionale dhe ka shënuar dy gola.  Ish-futbollisti i Rahovecit, Shkëndijës nga Tetova, Metallurgut nga Maqedonia dhe i Lirisë së Prizrenit ka shprehur kënaqësinë e madhe që do të jetë pjesë e ekipit të klubit më të madh në Kosovë.

“Nuk ishte zgjedhje e vështirë. Prishtina është klub i madh i cili reprezenton sfida të mëdha për gjithë futbollin kosovar. Ky është po ashtu hap i radhës i madh në karrierën time. Falënderoj FC Prishtinën për mundësinë që të jem pjesë e shtëpisë së kampionëve. Bashkë me Plisat do të arrijmë shumë triumfe, suksese në garat evropiane, Kupën e Kosovës dhe patjetër, rikthimin e titullit të kampionit në kryeqytet. Do të luftojmë në çdo front, për secilin trofe”, ka thënë Korenica.

Leave a Reply