Badelj e mbyll me Fiorentinën, Milani gati ta angazhojë kroatin

Mesfushori kroat, Milan Badelj ka konfirmuar se do të largohet nga Fiorentina gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, pasi nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me klubin nga Firenca.

Ky është një lajm i mirë për Milanin, skuadër kjo që një kohë më të gjatë po e kërkon reprezentuesin e Kroacisë dhe tani mund ta marrë si futbollist të lirë.

Por në këtë mes është futur së fundmi edhe rivali i qytetit, Interi që pretendon të bashkë atë me dy shokët e kombëtares kroate, Ivan Perishiq dhe Marselo Brozoviq, si dhe dy ish-futbollistët e Fiorentinës, Borja Valero dhe Matias Vecino.

Mbetet të shihet se cila prej këtyre dy skuadrave milaneze do të përfitojë shërbimet e mesfushorit kroat, apo ndoshta në fund do të përfitojë krejtësisht ndonjë skuadër e tretë.

Leave a Reply